Politike

U sulmua nga protestuesit, Stërkaj-Lleshajt: Firmos urdhrin, policia mos dalë pa mjete përkatëse

26 Shkurt 2019, 21:11 Nga DOSJA
U sulmua nga protestuesit, Stërkaj-Lleshajt: Firmos urdhrin, policia mos

TIRANË- Deputeti Paulin Sterkaj i bëri thirrje ministrit të Brendshëm Lleshaj  që të nxjerrë efektivët e policisë në protesta pa uniformat dhe mjetet përkatëse.

Deputeti i PS-së, foli për mediet jashtë parlamentit pas përfundimit të seancës. Lidhur me protestën, ai u shpreh se kjo situatë e ndodhur sot nuk ishte parë në asnjë vend.

Kujtojmë se deputeti Sterkaj u sulmua nga disa protestues, kur ai po tentonte të hynte në parlament për seancën e sotme plenare.

Këta duan të heqin një qeveri legjitime, po frymëzojnë opozitën gjermane që të rrëzojnë Merkelin dhe të vijnë vetë. I bëj thirrje ministrit Lleshaj që të firmosë urdhrin që efektivët e policisë mos të jenë si civilë, por me uniforma policie dhe të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme kundër agresivitetit. Gjithashtu i them edhe deputetëve si Petrit Vasili që të mos i nxisi protestuesit ndaj kolegëve të tij deputet, qofshin këto edhe rivalë.

Ditën e sotme, prej tre orësh opozita zhvilloi një protestë para Kuvendit. Protesta filloi me tensione pasi qytetarët kanë shtyrë disa prej deputetëve socialistë.(Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike paulin sterkaj protesta e opozites 26 shkurt 2019 sander lleshaj paulin sterkaj protesta e opozites 26 shkurt 2019 sander lleshaj

Sondazh

Poll