Bota

'Shënjestra' në Soledar/ Përparon Ukraina, vriten më shumë se 100 ushtarë rusë

Soledar do të ishte një fitore e madhe për trupat ruse, pasi kapja e tij mund t'i ndihmojë ata në sulmin e tyre ndaj qytetit strategjik ukrainas Bakhmut, i cili është afër.

12 Janar 2023, 11:49 Nga a.l
'Shënjestra' në Soledar/ Përparon Ukraina, vriten
Soledar

RUSI- Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin ukrainas të Soledarit. Nga raportimet më të fundit të mediave të huaja, mësohet se më shumë se 100 ushtarë rusë janë vrarë pranë qytetit minerar.  Zona, në lindje të vendit, është përfshirë në luftime të ashpra ditët e fundit, me Rusinë që pretendon se e ka marrë nën kontroll natën e kaluar. 

Megjithatë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy hodhi poshtë këto deklarata, duke thënë se ishte ende nën kontrollin e Ukrainës. Në një përditësim në aplikacionin e mesazheve Telegram, forcat e operacioneve speciale të vendit thanë se personeli ushtarak rus u vra falë punës së koordinuar të "ushtarëve, gjuajtësve dhe raketave". 

Ai gjithashtu pretendoi se kishte përdorur një kompleks raketash Tochka-U - një sistem modern i lëshimit të raketave, për të nisur sulmin. Soledar do të ishte një fitore e madhe për trupat ruse, pasi kapja e tij mund t'i ndihmojë ata në sulmin e tyre ndaj qytetit strategjik ukrainas Bakhmut, i cili është afër./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll