Bota

Libri i Reçakut/ Mediat serbe nuk e presin mirë, nisin sulmin: Kurti paguan 70- mijë euro për gënjeshtrat e Walker-it

Sipas medias serbe Alo, gjatë gjithë këtyre viteve, Beogradi ka thënë të vërtetën për ngjarjen e natës mes 14 dhe 15 janarit

12 Janar 2023, 10:41 Nga a.l
Libri i Reçakut/ Mediat serbe nuk e presin mirë, nisin sulmin: Kurti
Albin Kurti

SERBI- Mediat serbe kanë reaguar lidhur me njoftimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri më herët në takimin me kabinetin e tij se Prishtina do të ndajë 70 mijë euro për botimin e librit për Reçakun, nga këndvështrimi i ish-ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker. Kurti shtoi se botimi do të financohet për shkak të “rëndësisë historike”.

'Kjo javë shënon 24 vjetorin e masakrës në Reçak, e cila tmerroi dhe tronditi Kosovën, por edhe alarmoi botën demokratike dhe diplomacinë ndërkombëtare. Para jush është propozimi për vendim për ndarjen e 70 mijë eurove për hulumtim, shkrim, redaktim, përkthim dhe shtypje të librit me kujtime të ambasadorit ëalker për masakrën e ndodhur më 15 janar 1999 në fshatin Reçak', tha Kurti në takim me kabinetin e tij.

Sipas medias serbe Alo, pala serbe këmbëngul se bëhet fjalë për një veprim antiterrorist dhe jo për masakër të civilëve të pafajshëm. Në krye të misionit të atëhershëm verifikues të OSBE-së ishte Walker, i cili mbështeti Prishtinën dhe solli gazetarë në Reçak për të përhapur lajmin për masakrën.

albin kurti

Sondazh

Poll