Bota

Hulumtimi: Kur zhduken simptomat afatgjata të COVID-19 nga pacientët

Personat që ishin shtruar në spitale për shkak të simptomave më të rënda të Covid-19 u përjashtuan nga studimi.

12 Janar 2023, 11:02 Nga k.m.

 

Hulumtimi: Kur zhduken simptomat afatgjata të COVID-19 nga pacientët
Foto ilustruese

 

BIRTANI E MADHE- Studiuesit, të udhëhequr nga Dr Maital Bivas-Benita i Institutit të Kërkimeve, i cili bëri publikimin përkatës në revistën mjekësore britanike BMJ (British Medical Journal), analizuan të dhënat mjekësore për pothuajse dy milionë njerëz. Sipas mediave të huaja, personat që ishin shtruar në spitale për shkak të simptomave më të rënda të Covid-19 u përjashtuan nga studimi.

Krahasuar me ata që nuk ishin të infektuar me koronavirus, ata me infeksion të lehtë Covid-19 kishin mesatarisht 4.5 herë më shumë gjasa të përjetonin humbje të nuhatjes dhe/ose shijes. Gjatë një periudhe prej një viti pas infeksionit fillestar, simptomat më të zakonshme të vazhdueshme ishin një ndjenjë dobësie fizike dhe vështirësi në frymëmarrje. Dallimet midis dy gjinive ishin të vogla, ndërsa fëmijët kishin një probabilitet më të ulët të simptomave të vazhdueshme në krahasim me të rriturit.

“Studimi ynë tregon se pacientët me Covid-19 të lehtë janë në rrezik për një numër të vogël simptomash më pas, por shumica e tyre janë zhdukur brenda një viti nga diagnoza fillestare. E rëndësishmja, rreziku i dispnesë së vazhdueshme reduktohet te të vaksinuarit në krahasim me të pavaksinuarit,”- theksuan studiuesit. Sipas një studimi të ri izraelit, shumica e simptomave që shfaqen pas një infeksioni të lehtë Covid-19 dhe vazhdojnë për disa muaj, zhduken pas pothuajse një viti dhe pacienti kthehet në gjendjen e tij normale.

Më konkretisht, të vaksinuarit kanë një rrezik më të ulët të vështirësive të frymëmarrjes-në krahasim me të pavaksinuarit.

Covid-19 konsiderohet i gjatë kur simptomat zgjasin më shumë se katër javë pas infeksionit fillestar. Gjetjet e reja tregojnë se ndërsa Covid-19 afatgjatë është një realitet i frikshëm, po edhe që shumica dërrmuese e pacientëve nuk vuajnë nga simptoma të rënda afatgjata.

 

pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll