Bota

Chollet pas takimeve në Prishtinë: Vlerësojmë angazhimin konstruktiv të Kosovës

Chollet në një postim në Twitter tha se ka pasur bisedë të rëndësishme me kryeministrin Albin Kurti rreth dialogut. Këshilltari amerikan vlerësoi angazhimin konstruktiv të Kosovës.

12 Janar 2023, 10:32 Nga a.l
Chollet pas takimeve në Prishtinë: Vlerësojmë angazhimin
Derek Chollet

KOSOVË- Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka reaguar lidhur me takimin dhe bisedimet në Kosovë, ku përveç liderëve të shtetit takoi edhe përfaqësuesit e partive opozitare. Chollet në një postim në Twitter tha se ka zhvilluar një bisedë të rëndësishme me kryeministrin Albin Kurti rreth dialogut. Këshilltari amerikan vlerësoi angazhimin konstruktiv të Kosovës.

“Bisedë e rëndësishme me Albin Kurtin rreth dialogut. Vlerësojë angazhimin e Kosovës në mënyrë konstruktive dhe fleksibil. Mezi presim partneritetin e vazhdueshëm për avancimin e përpjekjeve të vazhdueshme drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Chollet në Twitter.

Chollet në Tëitter ka njoftuar për të gjitha takimet që ka pasur në Kosovë, atë me presidenten Vjosa Osmani, liderët e partive opozitare, Listën Serbe, përfaqësuesit e shoqërisë civile, etj. Këshilltari amerikan pas takimeve në Kosovë në një takim me gazetarë tha se Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në këtë drejtim, ai ka thënë se presin nga Qeveria e Kosovës propozime konkrete.

derek chollet

Sondazh

Poll