Bota

'Putin është i çmendur'/ Kina harron bashkëpunimin me Rusinë? Zyrtarët: Pekini mund të dështojë në Ukrainë

Zyrtarët kanë thënë gjithashtu se Moska nuk i tha Pekinit se kishte ndonjë qëllim për të nisur një pushtim të plotë të Ukrainës përpara se të bëhej.

12 Janar 2023, 10:57 Nga a.l
'Putin është i çmendur'/ Kina harron
Vladimir Putin dhe Xi Jinping

RUSI- Deklaratat e disa zyrtarëve kinezë ku shprehin kundërshtimin e luftës në Ukrainë, kanë ngritur dyshimet për një krisje në marrdhëniet dy palëshe të vendeve Kinë dhe Rusi, për të cilat më herët dy liderët u zotuan se do të forcoheshin.

Në biseda private, një numër zyrtarësh kinezë i thanë Financial Times se "Kina nuk duhet të ndjekë thjesht Rusinë" për çështjen e Ukrainës. Duket, me fjalë të thjeshta, se Xi mund të jetë duke u përpjekur të distancojë Kinën nga Rusia (ose të paktën të duket kështu në Perëndim), shkruan skynews. 

Kjo për shkak se Pekini e kupton se ngurrimi për të dënuar Kremlinin dhe për t'iu bashkuar sanksioneve perëndimore shihet në Evropë si mbështetje e nënkuptuar për luftën e Putinit. Një zyrtar kinez tha se Putini është 'i çmendur' dhe se vendimi për pushtimin u mor nga një grup shumë i vogël njerëzish.

Zyrtarët kanë thënë gjithashtu se Moska nuk i tha Pekinit se kishte ndonjë qëllim për të nisur një pushtim të plotë të Ukrainës përpara se të bëhej. Ndërkohë, FT raportoi se shpresohet gjerësisht në Evropë se Kina mund të jetë në gjendje të ndihmojë në ndalimin e Rusisë nga përdorimi i armëve bërthamore.

"Kina do ta kishte kundërshtuar gjithmonë përdorimin e armëve bërthamore. Por kur Xi Jinping u thotë këto lloj gjëra liderëve evropianë, ai dëshiron të theksojë një distancë të caktuar nga Rusia", tha Susan Shirk, kryetare e Qendrës së Kinës të shekullit të 21-të në Universitetin e Kalifornisë në San Diego./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll