Bota

Vrau psikitarin pasi nuk i paguante qiranë e shtëpisë, ish-modelja e Playboy dënohet me 10 vite burg

Sipas hetimeve, trupi i zhveshur i Burchard u gjet në mars 2019 në bagazhin e makinës së saj, e cila ishte braktisur pranë Zonës Kombëtare të Rekreacionit të Liqenit Mead jashtë Las Vegas.

12 Janar 2023, 11:33 Nga a.l
Vrau psikitarin pasi nuk i paguante qiranë e shtëpisë,
Kelsey Turner

SHBA- Një ish-modele e Playboy e cila quhet Kelsey Turner, u dënua me 10 burg pasi akuzohet se në vitin 2019 ka vrarë një psikiatër 71-vjeçar nga Kalifornia. Turner, 29 vjeç, pranoi krimin para togave të zeza dhe u shpall fajtore në nëntor 2022 për vrasjen e shkallës së dytë të Thomas Burchard. 

Sipas hetimeve, trupi i zhveshur i Burchard u gjet në mars 2019 në bagazhin e makinës së saj, e cila ishte braktisur pranë Zonës Kombëtare të Rekreacionit të Liqenit Mead jashtë Las Vegas, shkruajnë mediat e huaja. Turner, e cila në atë kohë ishte 25 vjeç, dhe i dashuri i saj i atëhershëm, Jon Kennison, e rrahën për vdekje Thomasin pasi ai ndaloi së paguari për qiranë e shtëpisë ku ajo jetonte./ Dosja.al

kelsey turner

Sondazh

Poll