Bota

Lufta në Ukrainë/ Rusia me përfocime, Putin vendos një tjetër riorganizim ushtarak

Moska ka deklaruar se Ukrainën do e presë një ofensivë e re në fillim të pranverës.

12 Janar 2023, 11:25 Nga a.l
Lufta në Ukrainë/ Rusia me përfocime, Putin vendos një
Vladimir Putin and new soldiers

RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi një riorganizim tjetër të komandantëve që drejtojnë luftën në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se gjenerali Valery Gerasimov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, do të bëhej komandanti i përgjithshëm i fushatës, me komandantin aktual Sergej Surovikin, një nga tre zëvendësit e tij.

Surovikin u emërua si komandant i përgjithshëm i asaj që Kremlini e quan me eufemizëm "Operacioni Ushtarak Special" vetëm në tetor, shkruan CNN. 

Tashmë në këtë operacion të ri ushtarak, Gerasimov do të ketë tre zëvendës, Surovikin, komandantin e ushtrisë Oleg Salyukov dhe zëvendës shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-kolonelin Aleksey Kim. Struktura e re nënkupton se vjetërsia e Gerasimov do të përmirësojë koordinimin e fushatës me qëllim pushtimin në afat kohor më të shpejtë ndaj Ukrainës.

Sipas analistëve, besohet se masa mund të jetë gjithashtu një përpjekje e ministrisë për të ushtruar kontroll më të rreptë mbi fushatën përpara disa muajve kritikë në të cilët pjesa e mbetur e forcës rezervë të mobilizuar në vjeshtën e vitit 2022 do të vendoset pas trajnimit. Moska ka deklaruar se Ukrainën do e presë një ofensivë e re në fillim të pranverës./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll