Politike

120 mijë euro-t e Alda Klosit, Balla: “Llumi” duhet pastruar. Zgjedhjet? Ende nuk kemi kandidat, po bëjmë sondazhe

Në fjalën e tij, socialisti e cilësoi hetimin ndaj saj, fakt që drejtësia po funksionon duke e quajtur hetimin ndaj Klosit provë se përpara ligjit të gjithë janë njësoj pavarësisht zyrës apo statusit politik.

11 Janar 2023, 16:54 Nga k.m.
120 mijë euro-t e Alda Klosit, Balla: “Llumi” duhet pastruar.
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla lajmëroi nisjes e fazës përzgjedhëse për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Në një komunikim për mediat, Balla e cilësoi një “llum” ish-shefen e kabinetin në Ministrinë e Financave, Alda Klosi, ashtu siç bëri edhe kryeministri Edi Rama në reafimin e tij lidhur me ngjarjen. Në fjalën e tij, socialisti e cilësoi hetimin ndaj saj, fakt që drejtësia po funksionon duke e quajtur hetimin ndaj Klosit provë se përpara ligjit të gjithë janë njësoj pavarësisht zyrës apo statusit politik.

"Para 5-6 vitesh, kur kryeministri Edi Rama, unë apo dhe të tjerë, flisim për reformën e drejtësisë. Shumë media apo dhe të tjerë i shihnit me dyshim. Çdo ditë do të kemi lajme se drejtësia po funksionon. Kemi ardhur në një fazë të re të drejtësisë dhe ky është një lajm i mirë. Llumi duhet pastruar.Unë mendoj që kjo diçka që e mirëpret cdo qytetar, pastaj se sekretarja e kujt, kujt i përket apo çfarë, i takon drejtësisë. Duhet të mësohemi se kemi diçka dshe unë flas si kreu i grupit parlamentar. Unë çdo gjë që kam pasur akuzë, e kam çuar dhe kam denoncuar. Edhe në rastin në fjalë, unë nuk kam asgjë me pyetjen, mendoj që ka ardhur koha që të presim hetimet,"-tha Balla në fjalën e tij.

Ndërsa lidhur me zgjedhjen e kandidatit në Fier për zgjedhjet lokale të 14 majit, Balla tha se po zhvillohen sondazhe, por ende nuk ka asnjë vendim final. Edhe pse pak ditë më parë la të kuptohej se i zgjedhuri ishte sërish Armando Subashi. 

"Ka një proces, PS nuk është një fraksion brenda PD që tallen me njëri-tjetrin. Kemi një histori, nuk konsultohemi dot vetëm me veten. Ata pyesin vetëm veten sepse e dinë që nuk fitojnë. U mblodhën këtu në Fier, edhe u ankua. Kemi përzgjedhur sondazhin dhe po vlerësojmë kryetarin aktual dhe të tjerë, do vlerësuar puna. Edi Rama është i pari që është i pakënaqur nga puna që është bërë. Objektivi im kryesor është shfrtëzimi i bregdetit. Do e ndërtojmë rrugën e Semanit. Ne duhet që të çojmë turistët tek deti,"-shtoi Balla.

taulant balla

Sondazh

Poll