Politike

Vjedhja në banesën e zyrtares/ Vetting administratës? Manja: Nuk e ndalon plotësisht korrupsionin

Vettingu në administratë, sipas Manjës nuk do të mund të parandalonte plotësisht korrupsionin, pasi sipas tij dikush mund të dalë i pastër në vetting, por më pas përfshihet në korrupsion.

11 Janar 2023, 13:18 Nga A.B
Vjedhja në banesën e zyrtares/ Vetting administratës? Manja: Nuk
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, u pyet ditën e sotme për vettingun në administratë, duke iu referuar rastit të Alda Klosit, së cilës iu gjetën në banesë mbi 120 mijë euro. Ai tha se nëse është e nevojshme të ketë vetting edhe në administratë, kjo nuk do të mund të parandalonte plotësisht korrupsionin, pasi sipas tij dikush mund të dalë i pastër në vetting, por më pas përfshihet në korrupsion.

“Kjo fjala vetting ka fituar një farë qytetarie në Shqipëri. Pavarësisht nëse janë në administratë ose jo, edhe kjo është një masë parandaluese, është një farë parandalimi. A duhet të ketë veting në gjithë qelizat e administratës? Nuk mendoj se është masë që ndalon fenomenet në vend. Po pas vettingut çfarë do ndodhë? Kjo nuk do të thotë që ky fitoi  imunitet ndaj korrupsionit, ndaj janë agjensitë ligjzbatuese. Gjithë agjensitë kanë përgjegjësi për korrupsionin apo fenomenet kriminale. Nëse i bëjmë vetting asaj, ja doli që ishte në rregull, por nesër fillon avazin. Sa i u takon zyrtarë e të lartë publik, ka disa mekanizma që i kontrollojnë”, tha ai.

ulsi manja alda klosi

Sondazh

Poll