Politike

A është e inkriminuar Policia e Shtetit Shqiptar? Çuçi qesh: Jo! Është normale të ketë elementë të lidhur me krimin, po mos të kishte do shqetësohesha

Ministri Çuçi iu përgjigj pyetjes me të qeshura, duke u shprehur se nëse nuk do kishte të inkriminuar brenda uniformave blu nuk do të ishte normale. 

11 Janar 2023, 13:35 Nga k.m.
A është e inkriminuar Policia e Shtetit
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur lidhur me inkriminimin e Policisë së Shtetit. Gjatë një konference për shtyp, ministri Çuçi iu përgjigj pyetjes me të qeshura, duke u shprehur se nëse nuk do kishte të inkriminuar brenda uniformave blu nuk do të ishte normale. 

A është e inkriminuar Policia e Shtetit Shqiptar?

"Përgjigjia është jo. Unë e thashë edhe në prezantim. Nuk i lexoj me entuziazëm shifrat. Nëse do e bëjë ndryshe pyetjen, a ka të inkriminuar brenda Policisë, po, padyshim që ka. Ka kudo dhe në të gjithë botën. Puna është sesi e adresojmë ne luftën ndaj të inkriminuarve. Ato rezultate vjen falë punës tonë, unë do shqetësohesha nëse nuk do kishim asnjë të arrestuar. Do thosha unë që ti si ministër, nuk je i shqetësuar se nuk ka asnjë të arrestuar. Ka masa qe merren përditë, qoftë nga Policia, qoftë nga AMP,"-tha ministri Çuçi.

 

bledi Çuçi

Sondazh

Poll