Politike

Berisha pranon Salianjin si kryetar grupi: Është vullneti i demokratëve

Ai shtoi se ky është edhe vullneti i demokratëve, referuar këtu mbledhjes së firmave nga ana e deputetëve, që Dosja.al e raportoi një ditë më parë.

11 Janar 2023, 15:41 Nga F.M
Berisha pranon Salianjin si kryetar grupi: Është vullneti i
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokratik Sali Berisha ka dhënë publikisht pëlqimin e tij për vendosjen e deputetit Ervin Salianji në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat, pas daljes nga selia blu, Berisha pranoi se do të ishte dakort me vendosjen e Salianjit në krye të grupit. Ai shtoi se ky është edhe vullneti i demokratëve, referuar këtu mbledhjes së firmave nga ana e deputetëve, që Dosja.al e raportoi një ditë më parë.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: A do të jepnit pëlqimin tuaj nëse deputetët firmosin për vendosjen e Ervin Salianjit si kryetar grupi?

Sali Berisha: Unë do të pranoj vullnetin e demokratëve. Zoti Salianji është nënkryetar, unë do të pranoj pa diskutim vullnetin e deputetëve të Partisë Demokratike. 

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ky vendim erdhi në kohën kur Salianji kishte nisur të merrte firmat për të rrëzuar Alibeaj nnga posti dhe për ta marrë ai karrigen, me bekimin e Berishës. 

sali berisha ervin salianji

Sondazh

Poll