Politike

Alibeaj përjashtoi 4, por "harroi" 2 deputetë të tjerë, pse s'komentoi Luan Baçin dhe Palokën?

Përveç atyre që nuk e kanë një karrige në Kuvendin e Shqipërisë, po Luan Baçi dhe Edi Paloka pse u "kursyen" nga Alibeaj?

11 Janar 2023, 15:00 Nga k.m.
Alibeaj përjashtoi 4, por "harroi" 2 deputetë të
Luan Baçi dhe Edi Paloka

TIRANË- Dje, Enkelejd Alibeaj "tronditi" me lajmin që e dha dhe e shpërndau vetë në media. Atë të përjashtimit të 4 deputetëve të Partisë Demokratike që kishin marrë pjesë në përplasjen e ndodhur më 8 janar në selinë e PD kur drejtohej nga Lulzim Basha. Por ka diçka që nuk shkon.

Në mbledhjen e asokohe Kryesisë së PD-së, u mor vendimi për përjashtimin e anëtarëve të të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, të të ndjerit Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja. Ndërkohë, që u pezulluan deputetë të tjerë, të cilëve iu la kohë që të reflektonin, mes tyre edhe të përjashtuarit e djeshëm. Bëhet fjalë për: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso, Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.

Përveç atyre që nuk e kanë një karrige në Kuvendin e Shqipërisë, po Luan Baçi dhe Edi Paloka pse u "kursyen" nga Alibeaj? Të dy janë ende pjesë e grupit parlamentar, por për ç'arsye? Këtë e di vetëm Enkelejd Alibeaj.

luan baci edi paloka alibeaj perjashton 4 deputete

Sondazh

Poll