Politike

Përjashtimet nga grupi parlamentar, Baçi: Veprim i turpshëm, Alibeaj merr urdhra nga Rama!

Baçi deklaron se fundin e Alibeajt e parashikon të turpshëm dhe shumë të shpejtë.

11 Janar 2023, 14:58 Nga A.B
Përjashtimet nga grupi parlamentar, Baçi: Veprim i turpshëm,
Luan Baci

TIRANË- Deputeti Luan Baçi komentoi ditën e sotme përjashtimet nga grupi parlamentar i PD-së. Teksa ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ai e quan të turpshëm dhe qesharak, vendimin për përjashtimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar. Baçi shtoi se fundin e Alibeajt e parashikon të turpshëm dhe shumë të shpejtë.

“Veprimi qesharak i Alibeajt vërteton se ku e kanë katandisur veten Alibeaj dhe Basha. Dy mbeten personat që vazhdojnë diçka të tillë. Këta e bëjnë jo pa qëllim. PD ka marrë formën e saj, si në terren po ashtu edhe në parlament”, tha ai.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit.

luan baci enkelejd alibeaj alibeaj perjashton 4 deputete

Sondazh

Poll