Politike

Alibeaj përjashtoi 4 deputetë, Berisha: Zbatoi si mjeran një urdhër të Edi Ramës

Sali Berisha tha se Alibeaj me këtë vendim ka shkelmuar dinjitetin e tij dhe sipas tij, ka provuar se është shërbëtor i kryeministrit Edi Rama. 

11 Janar 2023, 15:21 Nga k.m.
Alibeaj përjashtoi 4 deputetë, Berisha: Zbatoi si mjeran një
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar Enkelejd Alibeajn si “zbatues të urdhrave” të Edi Ramës, pasi përjashtoi nga grupi parlamentar 4 deputetë të Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, Berisha tha se Alibeaj me këtë vendim ka shkelmuar dinjitetin e tij dhe sipas tij, ka provuar se është shërbëtor i kryeministrit Edi Rama. 

"Sepse jam marrë me probleme të tjera sot. Zbatoi si mjeran një urdhër të Edi Ramës, i keqpërdorur në shkallëm më ekstreme të Edi Ramës. Zbatoi urdhërin dhe shkelmoi edhe më shumë mbi dinjitetin. E ardhmja e PD do të jetë një grup kompativ dhe do të mbrojë me gjithë potencialin e tij, interesat e qytetarëve dhe do të bëjë çdo gjë për të shumëfishuar kontrollet. E shihni se kjo qeveri nuk ka se ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit mund të jetë secila nga ministrat, vetë Edi Rama, vetë emra të tjerë se nuk ia ashtu...Vjen zonja me një apartament, fillon ndërtimin, lumturon dhe të tjerë përreth saj. Ka një shpërthim llumi në mënyrën më të paimagjinueshme dhe të pakonceptueshme. Kurrë një qeveri nuk i lejon vetes abuzime në këtë shkallë. Emri i Alda Klosit më është dërguar nga qytetari digjital. Nuk po e bënin publik emrin e saj, këta kudo që t'i prekësh para të vjedhura nxjerrin. Salianji? Unë do të pranoj vullnetin e deputetëve të PD. Por ja pra unë u ndala në detyrat e mëdha që kanë. E morët vesh skandlain e fundit të Veliajt. Kjo është...nuk ndodh. Hap tenderin për të marrë vetë paratë. Mos kujtoni se është rast i izoluar. Do mësoni shumë për këtë person që nuk ka të ngopur. Ai është një episod. Iu garantoj se ajo Bashki noton në episode të tilla,"-tha Sali Berisha.

PJESË NGA PYETJE-PËRGJIGJET: 

Pyetje: Z. Berisha a janë mbledhur të gjitha firmat për shkarkimin e z. Alibeaj nga Kryetar i Grupit?

Berisha: Nuk kam një bilanc që t’ju them saktë se ku janë, sepse jam marrë me probleme krejt të tjera sot.

Pyetje: Si e komentoni largimin e 4 deputetëve nga Grupi parlamentar?

Berisha: Zbatoi si mjeran një urdhër të Edi Ramës. I keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama për arsyet që i di vetë ai. Zbatoi një urdhër të Edi Ramës duke shkelmuar edhe më shumë mbi dinjitetin e tij.

Pyetje: Z. Berisha cila do të jetë e ardhmja e Grupit Parlamentar i PD, tani edhe me lëvizjet e fundit?

Berisha: E ardhmja e Grupit Parlamentar, do të jetë një grup kompativ, një grup i cili do të mbrojë me të gjithë potencialin e vetë interesat e qytetarëve. Do të bëjë gjithçka për të shumëfishuar kontrollet çka është detyra kryesore e opozitës. Ju e shihni se kjo qeveri nuk ka se ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit mund të jetë secila nga ministret, secili nga ministrat. Vetë Edi Rama. Vjen zonja me 40m2 apartament dhe bëhet me 7 apartamente, fillon ndërtimin, lumturon edhe të tjerë përreth saj. Nuk ndodh kund. Ka bjë shpërthim të këtij llumi në mënyrën më të paimagjinueshme, më të pakonceptueshme sepse kurrë një qeveri nuk mund t’i lejojë vetes abuzime në këtë shkallë. E them edhe një herë, ajo që ishte po kaq përpjekje e Edi Ramës për ta fshehur emrin e Alda Klosit. Jau them. Emri i Alda Klosit më është dërguar nga qytetari digjital sapo doli skandali dhe e bëra publike sepse nuk po e bënin publik emrin e zyrtares, përkundrazi po përpiqeshin të përdornin të njëjtën skemë që kanë përdorur me Damian Gjiknurin, Spiropalin, Ilir Beqen e me rradhë. Këta kudo që t’i prekësh para të vjedhura nxjerrin.

Pyetje: A do e pranonit ju ose do e jepnit pëlqimin tuaj nëse deputetët e PD do të mblidhnin firmat për z. Salianji si Kryetar i Grupit Parlamentar.

Berisha: Z. Salianji për definicion është n/kryetar grupi, kështu që unë do të pranoj pa diskutim vullnetin e deputetëve të Partisë Demokratike. U ndala në detyrat e mëdha që kanë. Ju e morët vesh skandalin e fundit të Erjon Veliajt që hapte tendera për të fituar paratë vetë. Kjo nuk mund të imagjinohet. Hap tenderin për të marrë vetë paratë. Mos kujtoni se ky është rast i izoluar. Do mësoni shumë në të ardhmen për këtë person që nuk ka të ngopur në vjedhjen e taksave të qytetarëve shqiptarë. Ai ishte vetëm një episod unik. Ju garantoj se ajo Bashki noton në episode të tilla. Detyrat e opozitës janë shumë të mëdha sot, siç është qeveria është bashkia. Është një pushtet i kalbur, një pushtet që qëndron i tëri mbi vjedhjen, gënjeshtrën, mashtrimin.

sali berisha

Sondazh

Poll