Politike

A i ka Shqipëria standartet e duhura për ekspertët e teknologjisë? Ministri Çuçi: Do trajnojmë vetë ekspertë

11 Janar 2023, 12:57 Nga DOSJA

A i ka Shqipëria standartet e duhura për ekspertët e

Thatë se prioritet do të jetë lufta kundër krimit kibernetik, thatë se janë 7.6 herë investime për teknologjinë, a i ka Shqipëria standartet e duhura për ekspertët, nëse jo, si do të bëhet kjo përzgjedhje?

Çuçi: Kjo është një pyetje që do të na shoqërojë tërë kohën. Është shumë e vërtetë, në një farë mënyrë u desh që të ndodhte një sulm. Dihet kush na ka sulmuar dhe arsyet se përse. Kjo ka bërë që të avancojmë më shumë dhe më shpejt. Kemi marrë një model që është nga më të mirët që funksionon sot në botë. Lidhur me hapësirat, kemi shumë nevojë. Tek konferenca që pati ministri i mbrojtjes, tregoi se çfarë do bëjmë ne këtë aspekt. Ne me politikat tona qeverisëse, do të bëjmë që pozicionet që kemi nevojë do i trajtojmë ndryshe nga pikëpamja financiare. Ne do i përgjigjemi me të njëjtin nivel pagash këtyre ekspertëve. Këto të dyja janë drejtimet që qeveria do merret. Do krijojmë kushte për të trajnuar njerëz që duan të trajnohen.

Sondazh

Poll