Politike

PD: Bashkia e “lavatriçes” nuk ka publikuar ende në anulimin e tenderit në “Rrugës Xhon Belushi”. Ja ku e ka provën SPAK, ta hetojë vjedhjen

Bashkia e Tiranës nuk ka publikuar ende në Buletinin e Njoftimeve Publike të Agjencisë së Prokurimit Publik anulimin e tenderit në “Rrugës John Belushi”.

11 Janar 2023, 13:40 Nga k.m.
PD: Bashkia e “lavatriçes” nuk ka publikuar ende në
Klevis Balliu

TIRANË- Një tjetër reagim vjen edhe ditën e sotme nga Partia Demokratike lidhur me rikosntruktimin e rrugës ‘John Belushi’ në Tiranë. Në një konferencë për mediat nga selia e PD-së, sipas Klevis Balliut, Bashkia e Tiranës nuk ka publikuar ende në Buletinin e Njoftimeve Publike të Agjencisë së Prokurimit Publik anulimin e tenderit në “Rrugës John Belushi”. Po ashtu, shtojnë se kjo është një provë që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK të nisë hetimet ndaj kësaj çështjeje.

DEKLARATË E SHEFIT TË ORGANIZIMIT NË PD, KLEVIS BALLIU

Partia Demokratike ka depozituar dje në SPAK kallëzimin kundër Erion Veliajt, i cili u kap në flagrancë nga kandidati i opozitës Belind Këlliçi, në tentativën e vjedhjes së 471 milionë lekëve. Erion Veliaj u tërhoq pasi u kap me presh në dorë, por është detyra e SPAK të hetojë për këtë rast, e të tjera të ngjashme, në arsenalin e paanë korruptiv të lavatriçes së dytë më të madhe të parave të pista në Shqipëri. Për dijeni të publikut, në Buletinin e Njoftimeve Publike të Agjencisë së Prokurimit Publik, nr. 179, date 30.12.2022, Bashkia Tiranë ka shpallur njoftimin se në datë 19 janar 2023, ora 10:00, do të zhvillojë tenderin për mbikqyrjen e punimeve për objektin: Ndërtim i “Rrugës Xhon Belushi” dhe degëzimi i saj “Rruga Thoma Filipeu”, me afat 5 muaj kalendarikë.

Pra, lavatriçja gënjeu kur tha publikisht se ka mbi 1 javë që e ka anuluar tenderin e zbatimit, ndërkohë që ky anulim është bërë vetëm kur kandidati rival i tij, Belind Kelliçi, bëri publik faktin që ky tender ishte fiktiv. Në kundërshtim me Ligjin e Prokurimeve Publike, njoftimi i anulimit të tenderit të zbatimit të “Rrugës Xhon Belushi”, nuk është publikuar ende në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP.

Një provë dhe fakt tjetër që provon fiktivitetin është se Bashkia e “lavatriçes”, akoma nuk ka anulluar tenderin e mbikqyrjes se punimeve te kesaj rruge. Nëse është bërë anulimi i zbatimit të punimeve, sikurse pretendon “lavatriçja”, përpara më shume se një jave, si ka mundësi që vazhdon edhe sot të jetë në fuqi tenderi i supervizimit? Përse nuk janë publikuar anulimet respektive, si për zbatimin ashtu edhe mbikqyrjen e punimeve të rruges Xhon Belushi, në Buletinin e Njoftimeve Publike te APP-se? Ja ku e ka provën SPAK: mjafton t’i dërgojë një kërkesë për konfirmim Agjencisë së Prokurimit Publik duke e pyetur se në çfarë date është bërë anulimi i tenderit të mësipërm. Faktet e mësipërme vërtetojnë vjedhjen që i ngeli në dorë “lavatriçes” së Bashkisë dhe rrenat që na tregoi më pas.

Një megaskandal është denoncuar nga Partia Demokratike tre ditë më parë. Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi aferën e asfaltit elektoral, ku tregoi se një tender fiktiv u shpall nga bashkia më 19 dhjetor 2022. Bëhej fjalë për ndërtimin e rrugës John Belushi, për të cilën nisën procedurat e tenderit, do të kushtonte 471 milionë lekë, pa pasur një fitues tenderi. Një ditë pasi PD denoncoi aferën, bashkia vendosi të anulojë tenderin. Por kryebashkiaku deklaron se anulimi është bërë më herët dhe nuk lidhet me PD. Ai shton se rruga do ndërtohet me paratë e ndërmarrjes. Vijimin e punimeve pa pasur një fitues për tenderin, Veliaj e justifikon me faktin se duke qenë se Ujësjellësi i kishte mbaruar të gjitha procedurat, duhej ndërhyrë dhe nuk mund të lihej në atë mënyrë.

skandali me rrugen xhon belushi klevis balliu

Sondazh

Poll