Sport

Deulofeu: “Mendoja se isha un mbreti i javës, deri sa pashë Messi-n”

26 Shkurt 2019, 15:09 Nga DOSJA
Deulofeu: “Mendoja se isha un mbreti i javës, deri sa pashë

Pavarësisht se shënoi një tregolësh në Premier League për Watford në fitoren 5-1 më Cardiff City këtë fundjavë, Gerard Deulofeu nuk mundi të ndihej superior pasi pa se çfarë kishte bërë Lionel Messi kundër Sevillas.

Argjeninasi ishte në formën e tij më të mirë për katalanasit, duke i dhënë kështu fund një momenti i cili nuk ishte në lartësinë e tij. Ai përmbysi rezultatin me Sevilla-n me tregolëshin e tij fantastik.

Mendova se isha mbreti i fundjavës derisa pashë Messi-n në ‘Pizjuan’.

Është lojtar i pabesueshëm, më pëlqen shumë ta shoh duke luajtur.

Kam një anektodë për të… Mbaj mend një herë kur i bëra një pasim të fortë si shkëmb dhe doja ti kërkoja falje menjëherë, por ai e kontrolli me lehtësi.

Gjerat nuk fundkionuan për Deulofeun në të dy periudhat me Barcelonën, por ai nuk ka asnjë pendesë lidhur me kohën që ka kaluar në Camp Nou.

E kam shijuar kohën time tek Barcelona edhe pse ishte për pak kohë.

Kam luajtur përkrah më të merit por duhet që të gjeja karrierën time. Tek Barcelona isha në shtëpi, isha në ekipin më të mirë në botë po nuk ndjehesha i rëndësishëm.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona gerard deulofeu hat trick lionel messi watford barcelona gerard deulofeu hat trick lionel messi watford

Sondazh

Poll