Politike

Protesta e opozitës/ Balla: I njëjti skenar me 16 shkurtin, u identifikuan dhunuesit

26 Shkurt 2019, 20:51 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Balla: I njëjti skenar me 16 shkurtin, u

TIRANË- I ftuar në studion e “News24” Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar situatën politike në vend, si dhe protestën e opozitës.

Balla i ka cilësuar të turpshme e të dënueshme deklaratat e disa prej ish-deputetëve të opozitës, duke iu referuar edhe asaj të Petrit Vasilit.

Sipas tij, u përsërit i njëjti skenar i 16 shkurtit, ku PD përdor persona të inkriminuar. Më tej Balla tha se në protestë ishin punonjës të administratës së bashkive Kamëz, Vorë e Shkodër.

Kujtojmë se dy nga të arrestuarit janë të dënuar për trafik droge. Ju keni parë pamje të qartë se si njerëz nga administrata e bashkisë Kamëz, bashkisë Vorë, bashkisë Shkodër dhe nga ujësjellësi Shkodër.

 

Balla theksoi se protestuesit janë identifikuar dhe se nesër policia do bëjë të ditur emrat e atyre që kanë përdorur dhunë.

Patjetër, besoj që nesër institucionet e policisë së shtetit do të bëjnë të ditur dhe emrat e personave që kanë përdorur dhunë. Persona e identifikuar si të dhunshëm do të marrin ndëshkimin e merituar.

Ditën e sotme, prej tre orësh opozita zhvilloi një protestë para Kuvendit. Protesta filloi me tensione, pasi qytetarët kanë shtyrë disa prej deputetëve socialistë.(Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 26 shkurt 2019 skenari i 16 shkurtit taulant balla protesta e opozites 26 shkurt 2019 skenari i 16 shkurtit taulant balla

Sondazh

Poll