Bota

Plagosi dy të rinjtë serbë në Shtërpcë, një muaj paraburgim për pjesëtarin e FSK-së

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit Azem Kurtaj, i dyshuar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

8 Janar 2023, 15:11 Nga a.l
Plagosi dy të rinjtë serbë në Shtërpcë, një
Azem Kurtaj

KOSOVË-  Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit Azem Kurtaj, i dyshuar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë. Lajmi u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo gjykatë.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “vrasja e rëndë në tentative”,“përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “ shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm””, thuhet në njoftim.

Si ndodhi ngjarja?

Kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç dhe 21-vjeçari Millosh Stojanoviç, u plagosën mbrëmjen e së premtes më datë 6 janar në ditën e Krishtlindjeve në Gotovushë afër Shtërpacit në Republikën e Kosovës nga një efektiv i Forcave Speciale të Kosovsës. Në momentin e sulmit, fëmijët ishin duke ecur në anë të rrugës kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Njëri djalë mori plagë në dorë, e tjetri në shpatull. 33-vjeçari Azem Kurtaj iku nga vendi i ngjarjes, por sërish u kap dhe do të përballet me drejtësinë. Kirurgu Bozhidar Odaloviç tha sot në Graçanicë se djemtë serbë që u plagosën dje janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe stabël. Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar që të pandehurit A.K, t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për plagosjen e dy të rinjëve serbë në Shtërpcë. Rasti është kualifikuar si “vrasje në tentativë”. Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se i pandehuri me dashje ka tentuar që t’i privojë nga jeta dy të rinjtë pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur në çast./ Dosja.al

plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll