Bota

Përfundon paqësisht protesta e serbëve në Shtërpac, lirohet rruga për qarkullimin e automjeteve

Policia përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se rruga Shtërpcë-Prevallë tashmë është liruar për qarkullim.

8 Janar 2023, 13:38 Nga a.l
Përfundon paqësisht protesta e serbëve në Shtërpac,
protesta

KOSOVË- Ka përfunduar paqësisht protesta e thirrur sot nga serbët për plagosjen e dy kushërinjëve serbë nga efektivi i Kosovës dy ditë më parë. Policia përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se rruga Shtërpcë-Prevallë tashmë është liruar për qarkullim.

Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente. Tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë  është e lirë për qarkullimin e automjeteve”, njofton policia.

Si ndodhi ngjarja?

Kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç dhe 21-vjeçari Millosh Stojanoviç, u plagosën mbrëmjen e së premtes më datë 6 janar në ditën e Krishtlindjeve në Gotovushë afër Shtërpacit në Republikën e Kosovës nga një efektiv i Forcave Speciale të Kosovsës. Në momentin e sulmit, fëmijët ishin duke ecur në anë të rrugës kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Njëri djalë mori plagë në dorë, e tjetri në shpatull. 33-vjeçari Azem Kurtaj iku nga vendi i ngjarjes, por sërish u kap dhe do të përballet me drejtësinë. Kirurgu Bozhidar Odaloviç tha sot në Graçanicë se djemtë serbë që u plagosën dje janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe stabël. Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar që të pandehurit A.K, t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për plagosjen e dy të rinjëve serbë në Shtërpcë. Rasti është kualifikuar si “vrasje në tentativë”. Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se i pandehuri me dashje ka tentuar që t’i privojë nga jeta dy të rinjtë pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur në çast./ Dosja.al

plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll