Bota

Kryetari i Shtërpcës: Kurti duhet të ndalojë sulmet ndaj fëmijëve

Gjatë fjalës së tij para banorëve, ai akuzoi qeverinë Kurti duke u shprehur se duhet të ndalojë sulmet ndaj fëmijëve.

8 Janar 2023, 13:46 Nga a.l
Kryetari i Shtërpcës: Kurti duhet të ndalojë sulmet ndaj
Daliban Jetiç

KOSOVË- Kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiç ishte i pranishëm mes protestuesëve për plagosjen e dy kushërinjëve serbë dy ditë më parë. Gjatë fjalës së tij para banorëve, ai akuzoi qeverinë Kurti duke u shprehur se duhet të ndalojë sulmet ndaj fëmijëve.

Duam ta dërgojmë mesazhin se askush s’mund të na prek dhe të na largoj. Rezultati aktual i qeverisjes është që të na sulmojnë. Kurti duhet të ndaloj sulmet ndaj fëmijëve tonë”, ka thënë Jevtiç. 

Si ndodhi ngjarja?

Kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç dhe 21-vjeçari Millosh Stojanoviç, u plagosën mbrëmjen e së premtes më datë 6 janar në ditën e Krishtlindjeve në Gotovushë afër Shtërpacit në Republikën e Kosovës nga një efektiv i Forcave Speciale të Kosovsës. Në momentin e sulmit, fëmijët ishin duke ecur në anë të rrugës kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Njëri djalë mori plagë në dorë, e tjetri në shpatull. 33-vjeçari Azem Kurtaj iku nga vendi i ngjarjes, por sërish u kap dhe do të përballet me drejtësinë. Kirurgu Bozhidar Odaloviç tha sot në Graçanicë se djemtë serbë që u plagosën dje janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe stabël. Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar që të pandehurit A.K, t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për plagosjen e dy të rinjëve serbë në Shtërpcë. Rasti është kualifikuar si “vrasje në tentativë”. Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se i pandehuri me dashje ka tentuar që t’i privojë nga jeta dy të rinjtë pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur në çast./ Dosja.al

daliban jetiç plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll