Bota

Protesta në Shtërpac/ Kryetari i Listës serbe, Rakiç: Qeveria Kurti të ofrojnë siguri e jo të na frikësojnë

Në fjalën e tij para protestuesëve, Rakiç kritikoi qeverinë Kurti duke u shprehur se regjimi i tij është edhe në Shtërpcë siç ishte edhe në veri.

8 Janar 2023, 13:38 Nga a.l
Protesta në Shtërpac/ Kryetari i Listës serbe, Rakiç:
Goran Rakiç

KOSOVË- Në portestën e mbajtur sot në Shtërpcë për plagosjen e dy kushërinjve serbë nga efektivi i Kosovës, i pranishëm ishte edhe kryetari i Listës serbe Goran Rakiç. Në fjalën e tij para protestuesëve, Rakiç kritikoi qeverinë Kurti duke u shprehur se regjimi i tij është edhe në Shtërpcë siç ishte edhe në veri.

Jemi këtu, pas 20 ditëve të qëndrimit të vëllezërve tonë në barrikada në veri të Kosovës. Regjimi i Kurtit është në Shtërpcë ashtu siç është në veri. Siç e shihni nuk jemi të lodhur, për 20 ditë nuk e kemi sulmu asnjë shqiptarë me qëllimin që të mos japim arsye shqiptarëve – qeverisë Kurti për sulme. Ata duhet të ofrojnë siguri e jo të na frikësojnë”, ka thënë Rakiq. Ai u ka kërkuar qytetarëve serb të mos dorëzohen. “Mesazhi ynë është që mos të dorëzohemi”, ka thënë ndër të tjera Rakiç.

Si ndodhi ngjarja?

Kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç dhe 21-vjeçari Millosh Stojanoviç, u plagosën mbrëmjen e së premtes më datë 6 janar në ditën e Krishtlindjeve në Gotovushë afër Shtërpacit në Republikën e Kosovës nga një efektiv i Forcave Speciale të Kosovsës. Në momentin e sulmit, fëmijët ishin duke ecur në anë të rrugës kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Njëri djalë mori plagë në dorë, e tjetri në shpatull. 33-vjeçari Azem Kurtaj iku nga vendi i ngjarjes, por sërish u kap dhe do të përballet me drejtësinë. Kirurgu Bozhidar Odaloviç tha sot në Graçanicë se djemtë serbë që u plagosën dje janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe stabël. Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar që të pandehurit A.K, t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për plagosjen e dy të rinjëve serbë në Shtërpcë. Rasti është kualifikuar si “vrasje në tentativë”. Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se i pandehuri me dashje ka tentuar që t’i privojë nga jeta dy të rinjtë pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur në çast./ Dosja.al

plagosen dy serbet ne kosove goran rakiç

Sondazh

Poll