Bota

Tragjedi në prag Krishtlindjesh/ Do takonte shokët, 16- vjeçari në Itali përplaset nga 2 makina, njëri nga shoferët shqiptar

Jo shumë larg stacionit hekurudhor, në një shtrirje pa vendkalime për këmbësorë dhe jo shumë të ndriçuar, i riu kaloi rrugën. 

8 Janar 2023, 11:10 Nga a.l
Tragjedi në prag Krishtlindjesh/ Do takonte shokët, 16- vjeçari
aksident

ITALI- Një aksident tragjik është shënuar në Itali pas mbrëmjes së Krishtlindjes. Një 16- vjeçar është përplasur për vdekje nga dy makina teksa po kalonte rrugën. Mediat vendase bëjnë me dije se Federico Doga i cili jetonte në Comezzano-Cizzago, në zonën perëndimore të Brescias së Poshtme u shoqërua nga prindërit e tij në Iseo, ku kishte planifikuar të takonte disa miq me të cilët do të kalonte mbrëmjen. Jo shumë larg stacionit hekurudhor, në një shtrirje pa vendkalime për këmbësorë dhe jo shumë të ndriçuar, i riu kaloi rrugën. 

Jo një, por dy makina që e goditën, një Punto e zezë, e drejtuar nga një 39-vjeçar shqiptar banues në Iseo dhe një BMë e errët në të cilën ndodhej një familje nga Villongo (Bergamo), babai, nëna dhe vajza e vogël e 10 vite. Dy makinat, të cilat po udhëtonin në drejtime të kundërta, janë përplasur me njëra-tjetrën pasi kanë përplasur Federicon. 

Brenda pak minutash në vendngjarje mbërritën ambulancat dhe zjarrfikësit, por për Federikon i cili vdiq në vend nuk mund të bënin asgjë më shumë. Ekipet e shpëtimit u kujdesën për pasagjerët e dy mjeteve: 39-vjeçari shqiptar u dërgua me kod jeshil në Iseo. Dinamika e saktë e aksidentit po shqyrtohet nga policia rrugore Iseo./ Dosja.al 

aksident ne itali

Sondazh

Poll