Bota

KFOR refuzoi kërkesën për kthimin e ushtrisë/ Brnabiç: Do të kërkojmë garanci shtesë për serbët në Kosovë

Brnabiç shton se do të vazhdojë të insistojë në respektimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme të arritura në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe pret që formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe të jetë në fokus të takimeve që priten gjatë javës së ardhshme.

8 Janar 2023, 14:41 Nga a.l
KFOR refuzoi kërkesën për kthimin e ushtrisë/
Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka reaguar lidhur me pretendimet se KFOR-i ka refuzuar kërkesën e Serbisë që pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë serbe të kthehen në Kosovë. Ajo është shprehur se do të kërkojnë garanci shtesë për serbët në Kosovë.

Ne do të kërkojmë garanci shtesë për serbët sepse këto nuk janë kushtet në të cilat dikush në Evropë duhet të jetojë në shekullin e 21-të”, tha Brnabić në një deklaratë për Tanjug.

Brnabiç shton se do të vazhdojë të insistojë në respektimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme të arritura në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe pret që formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe të jetë në fokus të takimeve që priten gjatë javës së ardhshme.

Në njoftim nuk është bërë e ditur se cila është përgjigja që KFOR i ka kthyer shtetit serb. Qeveria e Serbisë i ka dorëzuar më 16.12.2022 një letër KFOR-it, në të cilën i ka kërkuar që të bëhet kthimi i një numri të trupave serbe në Kosovë./ Dosja.al

ana bërnabiç

Sondazh

Poll