Bota

Nis protesta në Shtërpac/ Serbët me pankarta në duar, mesazhi: Kurti ne nuk do t'i falim fëmijët tuaj

Disa patrulla të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it janë të pranishme në hyrje të Shtërpacës.

8 Janar 2023, 12:23 Nga a.l
Nis protesta në Shtërpac/ Serbët me pankarta në duar,
protesta

KOSOVË- Ka nisur protesta e thirrur sot nga serbët për plagosjen e dy kushërinjëve nga një efektiv i forcave të sigurisë së Kosovës, dy ditë më parë në Shtërpac. Mediat vendase bëjnë me dije se pjesëmarrës në këtë protestë të organizuar sot janë serbët nga qendra dhe pjesët e tjera të Kosovës. Po ashtu të pranishëm mes protestuesëve janë edhe liderët politikë të serbëve të Kosovës, përfaqësues të Listës Serbe, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç, nënkryetari Igor Simiq, anëtari i Kryesisë Slavko Simiç. Disa patrulla të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it janë të pranishme në hyrje të Shtërpacës.

"Kurti, ne nuk do t'i falim fëmijët tuaj", "Stefan, zemra e një heroi serb", "Një e shtënë në Stefan dhe Millosh është një e shtënë në zemër të Serbisë", "Europë, çfarë faji kanë fëmijët tanë, “Fëmijët tanë nuk janë për plumbin e Kurtit”, “Nuk do ta ktheni Shtërpcën në geto”, “Shtërpca është zemra e Serbisë”, “Duam vetëm paqe”, “Liri për vëllezërit tanë”, “Vuçiq, mbroje Serbët dhe paqja", "Kamenica e Kosovës është me vëllezërit nga Shtërpca". 

Këto janë vetëm disa nga pankartat e mbajtura nga serbët në protestën që po mbahet sot pranë vendit të ngjarjes. 

protesta e serbeve ne veri 8 janar plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll