Bota

Serbët sërish në protestë/ Këtë herë kundër Vuçiçit dhe Listës Serbe: Tradhtarë, s’e duam Asociacionin tuaj

Protesta nisi pak pas orës 12:00 dhe të pranishmit mbanin në dorë një pankartë ku shkruhej “Vuçiç – Kosmeti nuk të do, na tradhtove, Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, na shitët”.

8 Janar 2023, 14:38 Nga a.l
Serbët sërish në protestë/ Këtë herë
serbët në protestë

SERBI- Një grup serbësh janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut në një protestë kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe Listës Serbe. Ata e akuzojnë Vuçiçin për “tradhti të lartë” dhe Listën Serbe për “tortura, pasurim, kërcënime e shantazhe”.

Protesta nisi pak pas orës 12:00 dhe të pranishmit mbanin në dorë një pankartë ku shkruhej “Vuçiç – Kosmeti nuk të do, na tradhtove, Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, na shitët”.

Në fillim të protestës u dëgjuan këngë nacionaliste serbe. Ivan Miletiç, një nga organizatorët e protestës, e mori fjalën i pari dhe i kërkoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që t’i tërheq policët nga veriu dhe t’i mbyllë stacionet e policisë atje.

protesta e serbeve ne veri 8 janar

Sondazh

Poll