Bota

Gjendje alarmante në Australi/ Moti i keq përmbyt gjithë vendin, rritet numri i viktimave (VIDEO)

Shumë komunitete në veriperëndim të vendit apelojnë për ndihmë nga përmbytja rekord e vendit.

8 Janar 2023, 10:49 Nga a.l
Gjendje alarmante në Australi/ Moti i keq përmbyt gjithë vendin,
Australia

AUSTRALI- Asutralia është në zonën e kuqe, për shkak të përmbytjeve të ndodhura së fundmi nga moti i keq. Disa zona janë të pakalueshme, ndërsa helikopterët ushtarakë kanë evakuuar qindra njerëz. Sipas kreut të shërbimeve të ndihmës zonat në veriperëndim të vendit janë nën ujë dhe nuk mund të shihje asgjë nga dendësia e tij. Shërbimi i motit i Australisë tha sot gjendja kritike e motit do të vazhdoj ende. Shumë komunitete në veriperëndim të vendit apelojnë për ndihmë nga përmbytja rekord e vendit.

Gjendja e jashtëzakonshme në Kimberley,  një zonë në shtetin e Australisë Perëndimore me madhësinë e Kalifornisë, u shkaktua nga një ciklon ekstropik që solli reshje të mëdha shiu. Qyteti i Fitzroy Crossing, një komunitet prej rreth 1,300 banorësh, ishte një nga më të goditurit, me furnizimet që mbërritën me transport ajror pasi rrugët u përmbytën. Vitet e fundit janë parë përmbytje të shpeshta në Australinë lindore për shkak të fenomenit të motit La Nina./ Dosja.al

mot i keq ne australi

Sondazh

Poll