Bota

Vuçiç: KFOR-i refuzoi kërkesën për kthimin e ushtrisë dhe policisë në Kosovë

Ai thotë se KFOR-i megjithatë ka deklaruar se ata e kanë rolin e tyre në përputhje me Rezolutën 1244, por nuk iu referuan pjesës së kësaj rezolute që i lejon ta refuzojnë atë, sepse, siç tha ai, nuk ekziston një gjë e tillë.

8 Janar 2023, 10:33 Nga a.l
Vuçiç: KFOR-i refuzoi kërkesën për kthimin e
Aleksandër Vuçiç

SERBI-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se KFOR-i iu përgjigj negativisht kërkesës për kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Të gjithë e dinim dhe e prisnim atë përgjigje, mendoj se diku e kam shpallur, mendoj se e kanë thënë në letrën e tyre të përpiluar me kujdes, dërguar Qeverisë së Serbisë për kërkesën e saj dhe pastaj përmes kabinetit ushtarak jam prezantuar edhe unë. Ata u përgjigjën sigurisht se konsiderojnë se nuk ka nevojë për kthimin e Ushtrisë Serbe dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa iu referuan Rezolutës 1244”, tha Vuçiç.

Ai thotë se KFOR-i megjithatë ka deklaruar se ata e kanë rolin e tyre në përputhje me Rezolutën 1244, por nuk iu referuan pjesës së kësaj rezolute që i lejon ta refuzojnë atë, sepse, siç tha ai, nuk ekziston një gjë e tillë.

Në njoftim nuk është bërë e ditur se cila është përgjigja që KFOR i ka kthyer shtetit serb. Qeveria e Serbisë i ka dorëzuar më 16.12.2022 një letër KFOR-it, në të cilën i ka kërkuar që të bëhet kthimi i një numri të trupave serbe në Kosovë./ Dosja.al

aleksander vucic

Sondazh

Poll