Bota

MERR FUND karantina e COVID-19 në Kinë, sot fundi i izolimit, qytetarët nisin prenotimet për jashtë vendit

Sot është dita e  heqjes së masës së detyrueshme të karantinës për udhëtarët nga jashtë.

8 Janar 2023, 10:38 Nga A.B
MERR FUND karantina e COVID-19 në Kinë, sot fundi i izolimit,
Kinezet

KINË- Kina po i jep fund tre viteve të plota të izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Sot është dita e  heqjes së masës së detyrueshme të karantinës për udhëtarët nga jashtë.

Pas tre vitesh izolimi dhe pas trazirave sociale brenda vendit si dhe presioneve mbi fuqinë e saj ekonomike, Kina vendosi të braktisë politikën e saj "zero COVID-19" në dhjetor, duke i dhënë fund masës së detyrueshme të karantinës për udhëtarët që vijnë nga jashtë, për të shënuar një ditë e re për qytetarët e saj.

Reagimet e kinezëve

Njoftimi i heqjes së karantinës bëri që kinezët të bënin shumë plane për të udhëtuar jashtë vendit, me një rritje të trafikut në faqet e internetit të prenotimeve të udhëtimeve.

Në Aeroportin Ndërkombëtar Pudong të Shangait, një grua, Pang, i tha AFP se ishte e kënaqur që rregulloret ishin lehtësuar, duke shtuar: "Unë mendoj se është vërtet mirë që politika ka ndryshuar tani. Është një fazë e nevojshme, besoj. Covid është normalizuar tani dhe pas kësaj pengese, gjithçka do të jetë mirë”.

Në ditën kur u hoq masa, në aeroportin e Pekinit, barrierat që ndanin të ardhurit ndërkombëtarë nga të ardhurit vendas ishin hequr, si dhe stafi me uniforma mbrojtëse, një element i domosdoshëm i jetës në Kinën "zero COVID-19" .

Shqetësimet e Perëndimit

Megjithatë, ndërsa qytetarët kinezë gëzojnë një hap tjetër drejt jetës siç ishte para pandemisë, lista e vendeve perëndimore që miratojnë masa për të ardhurit nga Kina po rritet pasi shqetësohen për rritjen aktuale të periudhës së rasteve në vend.

Gjermania, Belgjika dhe Luksemburgu këshilluan qytetarët e tyre të shmangin udhëtimet jo të rëndësisshme në Kinë, ndërsa pas një takimi urgjent të ekspertëve të Bashkimit Evropian të mërkurën shtetet anëtare rekomanduan që të kryhen teste diagnostikuese për vizitorët nga vendi.

Rritja e rasteve pritet të përkeqësohet me afrimin e festës së Vitit të Ri Kinez në fund të janarit, gjatë së cilës miliona njerëz pritet të largohen nga qytetet e mëdha për në fshat për të vizituar prindërit e tyre shpesh të moshuar dhe të pambrojtur.

kina pandemi

Sondazh

Poll