Bota

Gjenden dy trupa të vdekur në avionin në Spanjë/ Njëri prej të rinjve kishte pësuar djegie, zbulohet nga vinin

Avianca shprehu ngushëllime për familjet e dy personave dhe shtoi se megjithëse inspekton aeroplanët para çdo fluturimi, siguria e aeroporteve dhe zonave të tyre të kufizuara është përgjegjësi e autoriteteve.

8 Janar 2023, 10:22 Nga a.l
Gjenden dy trupa të vdekur në avionin në Spanjë/ Njëri
El Dorado

SPANJË- Trupat e dy të rinjve janë gjetur në karrocën e një avioni Avianca gjatë mirëmbajtjes në kryeqytetin kolumbian Bogota. Lajmin e ka bërë të ditur linja ajrore dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kolumbisë. Mediat e huaja shkruajne se, trupat u zbuluan nga personeli i linjës ajrore pasi avioni nga Santiago, Kili, u ul në Bogota të premten në mbrëmje.

Në mbërritjen e tij në aeroportin El Dorado në Bogota, personeli nga linja ajrore zbuloi trupat e dy personave që fluturuan në mënyrë të parregullt [të arratisur] në pjesën e poshtme të avionit”, tha Avianca në një deklaratë të shtunën.

Avianca shprehu ngushëllime për familjet e dy personave dhe shtoi se megjithëse inspekton aeroplanët para çdo fluturimi, siguria e aeroporteve dhe zonave të tyre të kufizuara është përgjegjësi e autoriteteve.

Organi i hetimit teknik i zyrës së prokurorit të përgjithshëm po kryen veprime urgjente për të identifikuar kombësinë dhe origjinën e trupave të moshës 15 deri në 20 vjeç, afro-pasardhës, të cilët u gjetën brenda aeroplanit”, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në një deklaratë. 

Megjithëse nuk u gjetën dokumente identifikimi me kufomat, njëri mbante valutë nga Republika Domenikane dhe një valixhe e gjetur mes pajisjeve kishte dokumente nga ai vend, duke sugjeruar se burrat mund të kenë qenë në atë vend./ Dosja.al

aksident ne spanje

Sondazh

Poll