Politike

Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve, mungon Balla

Arsyet e mungesës së tij nuk dihen ende.

6 Janar 2023, 14:33 Nga F.M
Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve, mungon
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me drejtuesit e Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit. Ashtu siç ishte planifikuar, takimi ka nisur rreth orës 13:00 të mesditës së sotme në vilën 31 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Në këtë mbledhje mësohet se mungon kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Arsyet e mungesës së tij nuk dihen ende.

Dy ditë pasi u mblodh me kabinetin e ministrave, kreu i qeverisë është takuar sot me Presidentin Bajram Begaj. Takimi zgjati 50 minuta dhe u zhvillua në zyrën e Begajt. Pas takimit, me një reagim në rrjetet sociale, Rama bëri me dije se kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për ndryshimin e disa prej ambasadorëve. Pas Begajt, Rama u mblodh dhe me drejtuesit e institucioneve në Pallatin e Kongreseve.

edi rama

Sondazh

Poll