Politike

Përçarja e PD për 14 majin, Meta mesazh Alibeajt: Nëse je peng i Ramës, do dalësh me kandidatë kukulla

Kreu i PL-së tha se si ai, ashtu edhe kryedemokrati Sali Berisha kanë qenë të gatshëm për bashkëpunim e bashkim. 

6 Janar 2023, 12:52 Nga F.M
Përçarja e PD për 14 majin, Meta mesazh Alibeajt: Nëse je
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përcjellë një mesazh për grupin e deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin Enkelejd Alibeajn. Në një konferencë me gazetarët, Meta i konsideroi 'pengje' teksa shtoi se duke i qëndruar në krah kryeministrit Edi Rama, do ta kenë të vështirë të gjejnë rrugën. Kreu i PL-së tha se si ai, ashtu edhe kryedemokrati Sali Berisha kanë qenë të gatshëm për bashkëpunim e bashkim. 

"Mesazhi im ka qenë shumë e qartë, bashkëpunim me çdo faktor opozitar. Edhe mesazhet e Berishës kanë qenë të qarta për gjithëpërfshirje, bazuar mbi votë dhe për vullnetin e një qëllimi të përbashkët, që është çkapja e shtetit. Kushdo që e ka këtë qëllim dhe ka vullnet, që t'i japim fund dramës së familjeve shqiptare, pa dyshim që e gjejnë mënyrën dhe e shpreh vullnetin. Nëse dikush është peng i Ramës, do ta ketë të pamundur që ta gjejë rrugën. Për shqiptarët do të jenë dy kandidatë, ata të shpopullimit, kukullat e Ramës dhe ata të mbrojtjes së shqiptarëve,"- tha Meta ndër të tjera. 

ilir meta enkelejd alibeaj sali berisha

Sondazh

Poll