Politike

FOTO/ Berisha i sëmurë me grip, Meta shkon në selinë blu dhe takon Nokën: Ky është viti i ndryshimit

Meta në mungesë të kreut të selisë blu, Sali Berisha pasi është sëmurë me grip ka takuar Flamur Nokën.

6 Janar 2023, 11:43 Nga I.A
FOTO/ Berisha i sëmurë me grip, Meta shkon në selinë blu dhe
Ilir Meta dhe Flamur Noka

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar paraditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike. Aty, Meta është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në mungesë të kryedemokratit Berisha. Meta ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Petrit Vasili dhe takimi ka zgjatur 20 minuta. Diskutimi kryesor mes tyre mësohet se kanë qenë zgjedhjet lokale të 14 majit. 

Pas takimit, Meta nuk është ndalur të prononcohet për mediat por ka thënë vetëm: Ky është viti i ndryshimit!

Kjo është vizita e parë e Metës në selinë blu që nga nisja e vitit 2023 dhe ndoshta e vetmja që nuk e pret Berisha. Kjo pasi kryedemokrati është i sëmurë me grip dhe prej dy ditësh nuk ka dalë nga shtëpia. Sot, si çdo të premte, Kreu i Partisë Demokratike nuk ndodhet në selinë blu duke përgatitur daljen përballë gazetarëve, por ndodhet në shtëpi.

Burime nga selia blu, bënë me dije për Dosja.al se Berisha është me virozë gripale dhe se gjendja e tij shëndetësore është në përmirësim e sipër. Brenda pak ditëve, kryedemokrati do të jetë në gjendje tu bashkohet deputetëve e të ndjekë aktivitetet e tij politike. Berisha nuk u pa as një natë më parë mes demokratëve, të cilët u mblodhën për 32-vjetorin e themilit të Rilindjes Demokratike.

sali berisha flamur noka ilir meta

Sondazh

Poll