Politike

Agron Çela kaloi tek PS? Meta: Lajme të shpikura, s'merrem me merkatot e Rilindjes, këtë fushë e mbulon Spiropali

Ai shtoi se nuk ka ndërmend të merret me merkaton e maxhorancës pasi këtë fushë, sipas tij, e menaxhon ministrja Elisa Spiropali. 

6 Janar 2023, 12:58 Nga F.M
Agron Çela kaloi tek PS? Meta: Lajme të shpikura, s'merrem me
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mohuar zërat për largimin e deputetit Agron Çela nga Partia e Lirisë drejt Partisë Socialiste. Në një konferencë për gazetarët, Meta tha se këto janë lajme të porositura. Ai shtoi se nuk ka ndërmend të merret me merkaton e maxhorancës pasi këtë fushë, sipas tij, e menaxhon ministrja Elisa Spiropali. 

"Nuk kam asnjë koment për lajmet e shpikura dhe të porositura nga Rilindja. Nuk shqetësohem kurrë për merkatot e Rilindjes, ajo që më shqetëson është realizimi i të gjitha objektivave për triumfin e kandidatëve të Opozitës apo të superkandidatëve, siç i kam quajtur unë, Belind Këlliçi, Igli Cara dhe Luaçiano Boçi. Përballja e Partisë së Lirisë, e Ilir Metës me Ramën që ka nxjerrë në treg të zi çdo interes publik, përfshirë dhe të Kosovës, është e pashmangshme, është ballore. Kushdo që ka krah e që ka qëndresë, bën shumë mirë. Nuk jam këtu për tu marrë me çështje që i mbulon zonja Spiropali. Më fal....më fal....nuk merrem unë me të deleguarën e Rilindjes atje dhe me shoqëruesit e saj. Unë merrem me regjimin e Ramës që do të çmontohet. Nuk kam se çfarë përgjigjeje t'ju jap, Sali Berisha i mundi të gjithë pa votë e pa seli. Unë isha President, por mos kini asnjë shqetësim sepse kudo, rritja e Partisë së Lirisë do të jetë spektakolare,"- shtoi ai.

Deputeti Agron Çela është larguar nga Partia e Lirisë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë deputeti, por nuk ka treguar nëse kalimi në Partinë Socialiste është zyrtarizuar. Çela është shprehur se po studion disa alternativa. 

ilir meta agron cela

Sondazh

Poll