Politike

Meta flet për zgjedhjet e 14 majit: Nuk do jetë garë e barabartë, por janë tmerri i Ramës. Do instalojmë llogaridhënien

Meta tha se bashkimi i Opozitës do të bëjë gjithçka që të ndryshohet regjimi mafioz, me të cilin nënkupton qeverisjen e kryeministrit Edi Rama. 

6 Janar 2023, 12:47 Nga F.M
Meta flet për zgjedhjet e 14 majit: Nuk do jetë garë e
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se është i bindur që gara e zgjedhjeve lokale më 14 maj nuk do të jetë e barabartë. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se bashkimi i Opozitës do të bëjë gjithçka që të ndryshohet regjimi mafioz, me të cilin nënkupton qeverisjen e kryeministrit Edi Rama. 

"Jemi të qartë, nuk kemi iluzione që gara e 14 majit nuk do të jetë e barabartë. Jemi të vetëdijshëm se Rama me të gjithë ato krime, që nga afera e inceneratorëve, do të përdorë çdo hallkë. Por jemi të sigurtë që shqiptarët do t'i japin përgjigje këtij menaxhimi mafioz. Ka qenë një pushtet bunker për qytetarët dhe për taksapaguesit. Rilindja jo vetëm që ka pasur të gjitha pushtetet, por të mos harrojmë që të gjitha bashkitë janë prag falimentit. Të gjitha përpjekjet monstruoze që bën kjo bashkë në lidhje me mosrespektimin e ligjit do kenë pasoja. Qytetarët e kuptojnë. Zgjedhjet e 14 majit janë tmerri i Ramës,"- tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll