Politike

FOTOT/ Brenda takimeve të Ramës, kryeministri i 'ashpër' me Manjën e Gjiknurin, ç'kurdisin ministret në telefon

Në një prej tyre duket dhe qëndrimi i ashpër i kreut të qeverisë ndaj ministrit Ulsi Manja e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.

6 Janar 2023, 13:34 Nga F.M
FOTOT/ Brenda takimeve të Ramës, kryeministri i
Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja

TIRANË- Detaje nga bisedat e zhvilluara mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve të institucioneve në varësi të tij nuk janë zbardhur, por fotot e publikuara flasin shumë. LSA ka nxjerrë disa shkrepje që tregojnë ministrat duke biseduar me njëri-tjetrin.

Në një prej tyre duket dhe qëndrimi i ashpër i kreut të qeverisë ndaj ministrit Ulsi Manja e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri. Ai u drejton gishtin, por nuk kuptohet çfarë mund tu ketë thënë, minister, nga ana tjetër, shihen mjaft të përqëndruara në celularë.

Takimi u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, pas vizitës që Rama bëri në zyrën e Presidentit Bajram Begaj. më pas, kreu i qeverisë u mblidh me drejtuesit politikë të qarqeve, për të diskutuar lidhur me zgjedhjet lokale të 14 majit.

edi rama

Sondazh

Poll