Politike

Takimi me Nokën në selinë blu, Meta zbardh detaje: Kemi marrëdhënie të shkëlqyer. Do bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar

Meta nuk dha detaje mbi mungesën e kryedemokratit Sali Berisha për shkak të gjendjes shëndetësore.

6 Janar 2023, 12:51 Nga F.M
Takimi me Nokën në selinë blu, Meta zbardh detaje: Kemi
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë detaje në lidhje me takimin që zhvilloi në zyrën e selisë blu, me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Në një konferencë me gazetarët, Meta nuk dha detaje mbi mungesën e kryedemokratit Sali Berisha për shkak të gjendjes shëndetësore. Ai tha se të dyja palët kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer dhe do të jenë të hapur të punojnë me çdo faktor opozitar. 

"Një gjë është e sigurt, që 2023 do jetë viti i ndryshimit, marrëdhënia me PD është e shkëlqyer dhe koordinimit tona janë të vazhdueshme. Sikurse kemi qenë dhe jemi të hapur të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar në interes të ndryshimit të kësaj situate. Për t’i dhënë fund kapjes së shtetit nga qeveria. Mbi të gjitha opozita do të jetë kudo ku janë qytetarët që kërkojnë ndryshimin dhe janë të vendosur për ta mbrojtur nga ky shtet mafioz që tenton të përjetësojë një klikë,"- tha Meta. 

Meta shkoi sot në selinë blu, ku në mungesën të Berishës zhvilloi një takim me Nokën. Takimi zgjati vetëm 20 minuta dhe në fund, Meta nuk u ndal që të jepte asnjë prononcim për mediat, por tha: Ky do të jetë viti i ndryshimit! 

ilir meta

Sondazh

Poll