Politike

Takimet maratonë të Ramës, Meta: Mashtrime, jep disa bukë falas dhe u kalon milionat oligarkëve

Meta tha se Rama zhvillon takime, jep shpërblime për pensionistësh, prej 8 mijë leësh, sa për të blerë bukë, ndërkohë që nga ana tjetër s'i mungojnë mashtrimet.

6 Janar 2023, 12:56 Nga F.M
Takimet maratonë të Ramës, Meta: Mashtrime, jep disa bukë
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se takimet maratonë të kryeministrit Edi Rama janë një mashtrim për qytetarët. Në një konferencë për gazetarët, Meta tha se Rama zhvillon takime, jep shpërblime për pensionistësh, prej 8 mijë leësh, sa për të blerë bukë, ndërkohë që nga ana tjetër s'i mungojnë mashtrimet. Paralelisht, sipas Metës, Rama 'ushqen' miqtë e tij oligakrë me miliona euro.

"E vetmja përpjekje e tij është si të mashtrojë shqiptarët dhe të vazhdojë t'u fusë thikën atyre sepse nuk ka asnjë interes tjetër. Të gjithë e dinë që ne jemi vendi i dytë në botë pas Zambias për të paguar ryshfet. Jep disa bukë falas, ndërkohë që u kalon milionat oligarkëve,"- tha Meta. 

Rama prej tre ditësh po zhvillon takime maratonë. Ai u mbloidh për 16 orë me kabinetin e ministrave. Ndërsa sot, takoi Presidentin Bajram Begaj, drejtuesit e institucioneve dhe drejtuesit politikë të qarqeve. 

ilir meta

Sondazh

Poll