Politike

Takimi me Presidentin, Rama zbardh POROSINË: Do ndryshojmë disa prej ambasadorëve

Ai shton se po përgatiten ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike.

6 Janar 2023, 11:32 Nga F.M
Takimi me Presidentin, Rama zbardh POROSINË: Do ndryshojmë disa prej
Bajram Begaj dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se në takimin me Bajram Begajn ka kërkuar që të përgatitet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se do të ndryshohen disa prej ambasadorëve të vnedit tonë. Ai shton se po përgatiten ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike,"- shkruan Rama. 

Kryeministri zhvilloi një takim me Begajn këtë paradite. Për 50 minuta, ai u mbyll në zyrën me Kreun e Shtetit. M ë pas, Rama u drejtua për në Pallatin e Kongreseve ku po takohet me drejtuesit e disa prej institucioneve. Në orën 13:00, Rama do të mbledhë dhe drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit. 

edi rama bajram begaj

Sondazh

Poll