Sport

Dileta, gazetarja bukuroshe, prezanton Kariusin me prindërit e saj sicilianë...

Prezantuesja italiane dhe portieri gjerman janë bashkë që prej tetorit dhe siç duket lidhja e tyre po bëhet serioze...

31 Dhjetor 2022, 10:48 Nga DOSJA

Dileta, gazetarja bukuroshe, prezanton Kariusin me prindërit e saj

ANGLI - Lidhja e Dileta Leotës me Loris Karius po bëhet serioze. Gazetarja dhe prezantuesja sportive italiane është me portierin gjerman të Newcastle që prej tetorit, por siç tregojnë ngjarjet ata kanë bërë një rrugë të gjatë në marrëdhënien e tyre.

Ata të dy i kaluan festat e Krishtlindjeve në vendlindjen e Leotas, në Katania të Siçilisë, madje portieri u takua edhe me prindërit e saj. Loris dhe Leota shijuan gatimet lokale, si dhe diellin në ishull, si dhe bënë shëtitje në det së bashku me qenin e dashur të prezantueses.

Dileta, gazetarja bukuroshe, prezanton Kariusin me prindërit e saj

Çifti ka postuar në rrjetet sociale foto nga vizita e tyre në Siçili dhe duken më të lumtur se kurrë. Ata të dy së ​​fundmi janë shfaqur në Miami, Londër dhe Milano. Leota kishte udhëtuar drejt Londrës para Kupës së Botës dhe paparacët i kapën duke bërë blerje.

Dileta, gazetarja bukuroshe, prezanton Kariusin me prindërit e saj

Prezantuesja bionde nga Catania e Siçilisë ka qenë më parë në një lidhje me ish-sulmuesin e Juventusit, Michele Paolucci, i cili luajti në formë huazimi te Catania në vitin 2008. Më pas Leota kaloi nga futbolli në boks dhe u fejua me Daniele Scardina dhe prej andej në serialet turke, me “Zoti me krahë” Can Yaman, që arriti deri në pikën që t’i propozojë me një unazë prej 40 mijë eurosh. Por ai nuk dëgjoi “Po”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ????Diletta Leotta???? (@dilettaleotta)

Loris Karius prej disa kohësh ishte në lidhje me bashkatdhetaren e tij Sofia Tomala, e cila tani prej një viti është me tenistin Alexander Zverev. Megjithatë, marrëdhënia e tyre u ndërpre në vitin 2021, kur aktorja gjermane pa foto të të dashurit të saj me një grua me flokë të errët në një varkë në Mykonos të Greqisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll