Sport

ZYRTARE/ Hidhet firma, Cristiano Ronaldo bëhet 'sheik', prezantohet në klubin e ri

Deri në vitin 2025, me ekipin arab do të arkëtojë 70 milionë euro në sezon.

30 Dhjetor 2022, 22:32 Nga F.M
ZYRTARE/ Hidhet firma, Cristiano Ronaldo bëhet 'sheik',
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo i është bashkuar skuadrës së Arabisë Saudite Al Nassr, me një marrëveshje që zgjat deri në vitin 2025. Në këtë mënyrë, Cristiano Ronaldo do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Firma e cila u përfol se do të hidhej ditën e sotme është bërë realitet në darkë me futbollistin portugez i cili ka nënshkruar dhe është prezantuar nga arabët në faqen zyrtare. Deri në vitin 2025, me ekipin arab do të arkëtojë 70 milionë euro në sezon.

"Histori në zhvillim. Do të frymëzojë ligën tonë, kombin dhe gjeneratat e ardhshme që të jenë versioni më i mirë i tyre,"- shkruhet në reagimin e klubit. 

Në verë, Ronaldo refuzoi poshtë një marrëveshje prej 305 milionë paundësh për t'u bashkuar me një ekip tjetër saudit, Al Hilal, me argumentin se ishte 'i lumtur' në United.

Më herët në nëntor, Ronaldo foli në një intervistë me Piers Morgan për TalkTV, në të cilën tha se ndihej i "tradhtuar" nga United, nuk e respektonte menaxherin Erik ten Hag dhe po detyrohej të largohej nga klubi.

Ronaldo, i cili shënoi 145 gola në 346 paraqitje për United, u largua nga Juventusi për t'u ribashkuar me klubin Old Trafford në gusht 2021, 11 vjet pasi u largua për t'iu bashkuar Real Madridit.

Atij i kishin mbetur pak më shumë se shtatë muaj në kontratën e tij prej 500,000 £ në javë me United, por largimi i tij i menjëhershëm ka qenë më marrëveshje.

 

cristiano ronaldo

Sondazh

Poll