Sport

Fjalët e para të Cristiano Ronaldos si ‘saudit’: “Vizioni i Al Nasr-it më frymëzon”…

Sulmuesi 37-vjeçar ka nënshkruar deri në vitin 2025 dhe pritet të arkëtojë në total 500 milionë euro.

31 Dhjetor 2022, 07:44 Nga DOSJA

Fjalët e para të Cristiano Ronaldos si ‘saudit’:

ARABIA SAUDITE - Al Nasr plasi “ bombën ” me blerjen e Cristiano Ronaldos dhe ylli portugez nuk e fshehu entuziazmin për kapitullin e ri që hapet në karrierën e tij.

Ish-lojtari 37-vjeçar i Manchester United bëhet futbollisti më i paguar në botë, duke nënshkruar një kontratë 200 milionë euro gjatë 2.5 viteve të ardhshme, me shumën që mund të shtojë në llogarinë e tij bankare, si nga tarifa e tij e ndeshjes, ashtu edhe nga të ardhurat e pritshme komerciale, mund të arrijë në total 500 milionë euro.

Cristiano Ronaldo bëri deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Nasr, duke folur për vizionin e klubit të Arabisë Saudite.

“Jam i emocionuar të filloj këtë sfidë të re në këtë ligë të re në një vend tjetër. Vizioni me të cilin vepron Al Nasr më frymëzon. Jam shumë i emocionuar të takoj shokët e mi të rinj dhe të ndihmoj skuadrën të arrijë më shumë suksese”,- tha ylli portugez.

“Historia u bë. Është një transferim që jo vetëm që do të frymëzojë klubin tonë për të arritur suksese edhe më të mëdha, por do të frymëzojë ligën, kombin tonë dhe brezat e ardhshëm, djem dhe vajza, që të jenë edhe më të mirë”,- tha Al Nasr në një deklaratë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by نادي النصر السعودي (@alnassr_fc)

Sulmuesi portugez kaloi me sukses testet mjekësore në Madrid ku ndodhej dhe nënshkroi kontratën e tij në kryeqytetin spanjol. Udhëtimi në Riad pritet të dielën, ose të hënën, për të filluar kapitullin e radhës në karrierën e tij të madhe, ndërkohë që ai pritet të luajë një rol të madh edhe në ofertën e Arabisë Saudite për Kupën e Botës 2030.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll