Sport

Nëna e Peles, 100-vjeçare jeton, vuan nga demenca. Nuk do të jetë në funeral...

Shëndeti i të moshuarës nuk është i mire, pasi vuan nga demenca dhe për këtë arsye nuk do të mund t'i thotë lamtumirën e fundit djalit të saj.

31 Dhjetor 2022, 07:55 Nga DOSJA

Nëna e Peles, 100-vjeçare jeton, vuan nga demenca. Nuk do të

BRAZIL - Pele u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, por nëna e legjendës braziliane e përjetoi ndarjen e djalit të saj nga jeta. Nëna e Peles jeton dhe është 100 vjeç. Celeste ishte gjithmonë pranë djalit të saj, si gjatë karrierës së tij të madhe, ashtu edhe gjatë gjithë jetës së tij. Në fakt, më 20 nëntor 2022, nëna e tij mbushi 100 vjeç, me brazilianin legjendar që postoi më pas në Instagram me foto të tyre dhe disa fjalë për nënën e tij të dashur.

“Sot festojmë 100 vjetorin e jetës së Dona Celeste. Që në moshë të re më mësoi vlerën e dashurisë dhe paqes. Unë kam mbi njëqind arsye për të qenë mirënjohës që jam djali i saj. Me shumë emocion i ndaj me ju këto foto për të festuar këtë ditë. Faleminderit për çdo ditë në krah, mami”, ka shkruar Pele.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pelé (@pele)



Shëndeti i të moshuarës nuk është i mirë pasi vuan nga demenca dhe për këtë arsye nuk do të mund t'i thotë lamtumirën e fundit djalit të saj. Ajo ka ende pranë saj një person që kujdeset për ushqimin e saj dhe për ta larë.

Madje, shumë media braziliane raportojnë se ajo nuk ka asnjë kontakt me mjedisin dhe se është e shtrirë në shtrat. Kohët e fundit, gazeta kryesore e lajmeve në Brazil, ‘O'Globo’, e quajti atë "Nëna braziliane e vitit". Celente ishte gruaja e João Ramos do Nascimento, i njohur si Dondinho. Më 29 korrik 1939, adoleshentja 16-vjeçare u martua me futbollistin e atëhershëm 26-vjeçar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll