Sport

Cristiano Ronaldo, kur thonte se donte ta përfundonte karrierën me dinjitet dhe jo në SHBA apo Katar. Shikojeni videon…

Ylli portugez i cili dje nënshkroi për Al Nasr në Arabinë Saudite, 7 vite më parë ishte i ftuar në The Jonathan Ross Show dhe ndër të tjera foli se si e imagjinon fundin e karrierës së tij.

31 Dhjetor 2022, 08:00 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo, kur thonte se donte ta përfundonte karrierën me

ARABIA SAUDITE - Al Nasr ka nxjerrë 200 milionë euro nga arkat e saj për të siguruar nënshkrimin e Cristiano Ronaldos për 2.5 vitet e ardhshme. Pas kësaj procedure, asi portugez 37-vjeçar ka thënë se është i kënaqur me klubin e tij të ri dhe vizionin që ai frymëzon.

Megjithatë, shumë u kthyen në kohë në vitin 2015 kur, si lojtar i Real Madridit, CR7 deklaroi se do të dëshironte ta përfundonte karrierën e tij në nivelin më të lartë dhe nuk do të garonte në SHBA, Katar apo Dubai. Mirëpo, në fund, Arabia Saudite e mundi…

Ylli portugez 7 vite më parë ishte i ftuar në The Jonathan Ross Show dhe ndër të tjera ka folur edhe për mënyrën se si e imagjinon fundin e karrierës së tij.

“Dua ta përfundoj karrierën time në një nivel të lartë, me dinjitet. Kjo nuk do të thotë se nuk është mirë të shkosh në SHBA, Katar apo Dubai, por unë nuk do ta dëshiroja.  Thjesht nuk e shoh veten në këto liga”,- tha në atë kohë Cristiano Ronaldo, i cili shtatë vjet pas kësaj deklarate do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.

Kjo deklaratë pas zhvillimeve të fundit u bë sërish virale, ndërsa të njëjtën gjë ai e kishte thënë edhe në intervistën e tij për Piers Morgan pak para se të shkonte me Portugalinë në Botërorin e Katarit, ku njerëzit komentonin se sa i pavend ishte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll