Sport

VIDEO/ Ai kishte bërë tatuazh emrin e Messit në ballë, por tani është penduar...

Kolumbiani ka shpërndarë një tjetër video, duke treguar se ka marrë komente me kërcënime dhe tallje.

30 Dhjetor 2022, 20:22 Nga DOSJA

VIDEO/ Ai kishte bërë tatuazh emrin e Messit në ballë, por

KOLUMBI - Maicol Quiñonez, një influencues kolumbian i njohur më mirë si Mike Jambs, vendosi të bëjë tatuazh emrin e Messit në ballin e tij, pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar, duke mposhtur Francën në finale, me penallti (pas 3-3 në 120 minuta).

Në atë kohë, i riu publikoi videon e momentit kur bën tatuazhin në ballë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mike Jambs (@mike_jambs)

Mirëpo situata shkaktoi polemika dhe Mike Jambs u bë objekt i kritikave nga ndjekësit e tij. Ditët e fundit kolumbiani ka shpërndarë një tjetër video, ku thotë se i vjen keq që ka bërë tatuazhin, duke treguar se ka marrë komente me kërcënime dhe tallje.

Shikoni videon:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll