Sport

LAJMI I FUNDIT! Mediat saudite raportojnë: Ronaldo e ka nënshkruar kontratën...

Sipas medias saudite, klubi Al Nassr pritet ta zyrtarizonte nënshkrimin me CR7 të dielën e ardhshme, ditën e parë të vitit të ri…

30 Dhjetor 2022, 19:34 Nga DOSJA
LAJMI I FUNDIT! Mediat saudite raportojnë: Ronaldo e ka nënshkruar

ARABIA SAUDITE - Tashmë lajmi nuk është secret. Kontrata mes Cristiano Ronaldos dhe Al Nassr. Kështu raporton gazeta saudite Al Riyadiah, duke zbuluar se ylli portugez e ka nënshkruar kontratën me skuadrën Al-Nassr, për një periudhë prej dy vjet e gjysmë. 

Lajmi vjen një ditë, pasi u njoftua gjithashtu, se klubi i Arabisë Saudite, pritej ta njoftonte zyrtarisht nënshkrimin me CR7 të dielën e ardhshme, ditën e parë të vitit të ri.

Numrat e kësaj marrëveshjeje të supozuar janë raportuar gjithashtu. Ronaldo, i cili është i lirë në merkato pas përfundimit të kontratës me Manchester United, do të marrë një bonus nënshkrimi prej 100 milionë euro dhe një pagë prej 200 milionë eurosh në sezon, vlerat më të lartë ndonjëherë në historinë e futbollit botëror.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll