Sport

Dënimi i Lewandowskit, gjykata në Madrid merr vendimin… Barcelona e kënaqur

Pezullimi i Lewandowskit është ende nën hetim, por ndërkohë që procesi është në vazhdim, sulmuesi polak është i lirë të vazhdojë të luajë.

31 Dhjetor 2022, 10:37 Nga DOSJA

Dënimi i Lewandowskit, gjykata në Madrid merr vendimin…

SPANJE - Sulmuesi Robert Lewandowski me shumë mundësi do të luajë sot kundër Espanyolit (14:00), kjo pasi gjykata e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në Madrid, vendosi një masë paraprake kundër pezullimit të vendosur nga gjykata e arbitrazhit për sportin.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi katalanas përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bën me dije se polaku me shumë siguri do të luajë më datë 31 dhjetor.

“Lewandowski mund të luajë nesër kundër Espanyolit, pasi gjykata e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në Madrid ka vendosur një masë paraprake kundër pezullimit të vendosur nga gjykata e arbitrazhit për sportin,”- njofton klubi blaugrana.

Dënimi i Lewandowskit, gjykata në Madrid merr vendimin…

Sulmuesi polak fillimisht u pezullua për një gjest që u mendua se ‘vë në pikëpyetje integritetin e zyrtarit’ në fitoren 2-1 të Barcelonës ndaj Osasunas, para fillimit të Kupës së Botës, megjithëse ‘blaugranët’ gjithmonë kanë argumentuar, se veprimi në fjalë është keqinterpretuar.

Një apelim i parë në La Liga dështoi, ashtu si dhe i dyti në Gjykatën Administrative të Sportit të Spanjës, por Barcelona nuk është dorëzuar dhe e ka çuar çështjen në gjykatën e mosmarrëveshjeve në Madrid, ku ka marrë edhe heqja e përkohshme e ndalimit. Pezullimi i Lewandowskit është ende nën hetim, por ndërkohë që procesi është në vazhdim, polaku është i lirë të vazhdojë të luajë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll