Sport

Dy autogola të Faes, i japin fitoren 'Reds', edhe West Ham merr 3 pikë. Sot gjashtë ndeshje të tjera të javës së 18-të në Premier

‘Reds’ mundi 2-1 me vështirësi Leicesterin dhe ngjitet në vendin e 6-të. West Ham mundi 2-0 nga Brentford

31 Dhjetor 2022, 07:29 Nga DOSJA
Dy autogola të Faes, i japin fitoren 'Reds', edhe West Ham merr 3

ANGLI - Liverpooli e mbylli vitin 2022 me një fitore, por paraqiti një fytyrë që të kujtonte më shumë gjysmën e dytë të keqe të vitit. ‘Reds’, falë dy autogolave të Faes “përkulën” Leicesterin në shtëpi dhe u ngjitën në vendin e 6-të të renditjes në Premier League.

‘Dhelprat’ shënuan një gol në minutën e 4-të me anë të Dewsbury-Hall përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe shënoi në portën e Alison. Që atëherë ‘Reds’ e kishin topin në këmbët e tyre, por nuk mundën të kërcënonin përveç një magjie të Salah në minutën e 23-të. E njëjta gjë vlen edhe për Leicesterin, i cili, megjithatë, dukej se po rezistonte.

Përgjigja e skuadrës së Klopp do të vinte brenda shtatë minutave nga këmbët e... Vaute Faes, i cili pati dy reagime të këqija teknikisht dhe në minutat 38 dhe 45, shënoi dy autogola! Në këtë mënyrë të papritur, Liverpool, me vetëm një gjuajtje në portë në pjesën e parë, gjeti dy gola dhe shkoi në dhomat e zhveshjes me epërsi.

Në pjesën e dytë u krijuan disa raste që ‘Reds’ ta thellonin epërsinë me Salah, por pa sukses dhe takimi u mbyll 2-1 për skuadrën e Klopp, e cila u ngjit e 6-të në renditje. Leicester, edhe pse gjeti disa hapësira, nuk arriti të barazojë dhe përjetoi disfatën, e cila e la në vendin e 13-të të renditjes.

West Ham e mbylli vitin në mënyrën më të keqe, ata u mundën 2-0 nga Brentford dhe mbetën +1 nga zona e rrezikut, por edhe me një ndeshje më shumë. Ishte humbja e pestë radhazi në Premier League për ‘Hammers’, çka nuk ndodhte që nga viti 2017. Toney në minutën e 18-të hapi rezultatin dhe Da Silva në minutën e 43-të fiksoi 2-0 për Brendtford.

Sot luhet pjesa tjetër e ndeshjeve të javës së 18-të të Premier League:

Wolves-Manchester United (13:00)

Bournemouth-Crystal Palace (16:00)
Fulham-Southampton (16:00)
Manchester City-Everton (16:00)
Newcastle-Leeds (16:00)
Brighton-Arsenal (18:30)
Tottenham-Aston Villa (nesër)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll