Sport

Vëllai i Mario Balotellit bën ‘boksierin’ në një klub nate në Brescia. Sulmon një 26-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime serioze…

Telashet nuk kanë të sosur për familjen Balotelli. Vëllai i Marios, Enock akuzohet se kanë rrahur një person në një klub nate, duke i shkaktuar edhe dëmtime fizike

30 Dhjetor 2022, 18:12 Nga DOSJA
Vëllai i Mario Balotellit bën ‘boksierin’ në një

ITALI - Vëllai i vogël i futbollistit italian Mario Balotelli, i cili quhet Enock Barëuah dhe jeton në Brescia, dyshohet se kanë qenë shkaktarë të incidenti në qytetin e tyre. Enock luan për klubin italian të ligës së ulët, me CPR Ospitaletto pasi u largua nga skuadra turke Adana Demirspor.

Sulmuesi 29-vjeçar, që luan me skuadrën e ligës së ulët, CPR Ospitaletto, është akuzuar se së bashku me reperin Prince The Goat dhe një person të tretë, kanë rrahur një 26-vjeçar në një klub nate në Brescia. Raportet mjekësore thonë se viktima pësoi një frakturë të zgavrës së syrit që la fragmente kockash në sinuset e tij.

Policia italiane ka hapur një hetim për ngjarjet e 22 dhjetorit. Viktima është shprehur për Giornale di Brescia: “Më shtrinë për tokë. Enock më goditi me grusht në fytyrë dhe në tëmth. Ai ndaloi vetëm kur ndërhynë të tjerët. Vendosa të largohem nga klubi i natës, por Enock më kapi në parking. Më hodhi përsëri në tokë dhe më pas më goditi mbi vetull”.

Vëllai i Balotellit është shpallur fajtor edhe më parë, ku ka sulmuar tre efektivë të policisë të qytetit italian të Brescias.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll